Pak kohë më parë u përfol se Festivali i RTSH-së do të drejtohej natën e parë nga Bora Zemani, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

Sipas Kryefjala.com Bora Zemani ka hequr dorë nga prezantimi i festivalit duke mos e parë të denjë për karrierën e saj ose ndoshta arsyeja e fshehur kanë qene trazirat e momentit.

Po të njëjtat burime kanë pohuar se në skenë krahë Jonidës, Islit dhe Kelvit do të ngjitet Xhemi Shehu.

Emri i Borës ka qenë një nga më të lakuarit në ditët e fundit, për shkak të situatës së saj me Donaldin, i cili duket se i tha lamtumirë të shkuarës, dhe ka nisur një histori dashurie brenda shtëpisë së Big Brother.

Xhemi pas largimit nga Portokalli është tërhequr nga ekrani por duket se tashmë ka ardhur momenti të rikthehet serish.