Bora Zemani ka publikuar më në fund foto krah Donaldit. Moderatorja ka publikuar disa fotografi nga festivali Sunny Hill, në njërën prej të cilave vihet re dhe aktori i humorit. Aktori i humorit gjendet pranë saj edhe pse në foto nuk duket plotësisht. “Qiqrra në hell”, ka shkruar moderatorja krahas fotove.
Nuk dihet nëse ky është një mesazh ndaj Beatrix Ramosaj. Këngëtarja publikoi disa fotografi nga Sunny Hill, përmes së cilave thumbonte drejpërdrejt dyshen. “2 euro”, shkroi ajo menjëherë pasi Semi Jaupaj publikoi një foto me Borën dhe Donaldin. “Shokë përgjithmonë”shkroi Semi krahas fotos me ta
Sakaq, dy vëllezërit, Romeo dhe Donaldi performuan në festivalin Sunny Hill edhe këngën më të re që pritet të publikohet me 1 Shtator, që mesa duket i dedikohet Borës. Moderatorja e ka shijuar këtë këngë bashkë me të pranishmit si publik në “Sunny Hill”.
“Shoh mesazhet e vjetra e me vete qesh si idiot, mos fol ti të kuptoj më mirë me sy se me fjalë, a po vjen lëri krejt, lëri llafet, lëri njerëzit, unë para teje i lë krejt mos u nervozo, nuk jemi duke bërë faj, afrohu dhe më puth si herën e parë”, ishin disa nga fjalët e këngës që lidhen me dyshen./abcnews.al