Bordi i karburanteve ka dalë këtë të mërkurë duke bërë me dije shifrat e reja me të cilat do të tregtohen karburantet në vendin tonë.

Bie në sy një rritje me pesë lekë e naftës e cila do të shitet me 195 lekë/litri, ndërkohë benzina do të shitet me 189  lekë/litri.

Një rritje të çmimit ka pësuar edhe gazi i cili do të shitet me 80 lekë/ litri.

  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183  lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Njoftimi i plotë:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 15 Shkurt 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 14.02.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 848, +22 nga data 03.02.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 838, +26 nga data 03.02.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje të lehtë në 108.18 (+ 1.52 nga data 03.02.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183  lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.