Vendi ynë në orët e vona të mbrëmjes është përfshirë nga reshjet e borës dhe të shiut në disa zona. Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, la bërë me dije se reshjet e borës kanë përfshirë në Juglindje shoqëruar me temperatura të ulëta deri në -7 °C❄️, në akset e Dajtit, në Veri në zonat malore dhe në Llogara ku reshjet kanë qenë të dendura.

Policia rrugore bën me dije se drejtuesit e automjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit në rrugë dhe të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.