Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian Josep Borrell deklaroi se retorika e Turqisë për Qipron po i rëndon tensionet me Bashkimin Europian dhe se Ankaraja duhet të kuptojë se sjellja e saj po “e thellon ndarjen” nga blloku prej 27 vendesh.
“Ne i shohim veprimet dhe deklaratat e fundit të Turqisë për Qipron si diçka që bie ndesh me rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe që ndezin më tej tensionet”, tha Borrell në një konferencë shtypi pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së.”Mendojmë se është e rëndësishme që Turqia të kuptojë se sjellja e saj po zgjeron ndarjen nga BE-ja … Për t’u kthyer në një agjendë pozitive, siç dëshirojmë, do të duhet një ndryshim themelor i qëndrimit të palës turke,” u shpreh ai. shefi I diplomacisë së bllokut europian iu referua komenteve të Presidentit turk Reccep Tajip Erdogan, i cili bëri thirrje për një zgjidhje të barabartë “me dy shtete” për Qipron, gjatë një vizite këtë javë në pjesën e shkëputur turko-qipriote në veri të ishullit.
Erdogan tha gjithashtu se Turqia dhe Qiproja Veriore nuk do të tolerojnë më ato që ai i quajti “lojëra diplomatike” në mosmarrëveshjet ndërkombëtare mbi të drejtat e eksplorimit në Mesdheun lindor. Turqia është prej nje kohe te gjate tashme kandidate zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Europian. Qiproja nga ana tjeter mbetet e ndarë në vija etnike që nga pushtimi turk i vitin 1974, që erdhi pas një grushti jetëshkurtër shteti, te frymëzuar nga Greqia.