Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell ka dhënë lajmin për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në twitter, Borrell thekson se dy kryenegociatorët kanë arritur marrëveshjen dhe kanë rënë dakord me masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Sipas tij Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

Postimi i Borrell:
Ne kemi nje marreveshje!
Me kënaqësi të njoftoj se kryenegociatorët e #Kosovës dhe #Serbisë nën lehtësimin e BE-së kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqëndruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre.
Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.
Unë do t’i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm
/Abcnews.al/
