Në Britani edhe pse shumica e popullsisë janë të vaksinuar, njerëzit kanë filluar të alarmohen për një izolim të dytë dhe të vërshojnë me blerjet në supermarkete por mungesat kryesore të stafit në supermarkete ka bërë që të ndërpriten linjat e furnizimit në treg.
Federata Britanike e Distributorëve të Ushqimit i ka bërë thirrje qeverisë Britanike që të lehtësojë rregullat e saj të vetë-izolimit për ata që janë të ekspozuar ndaj covid-19, i cili kërcënon, ndër të tjera, furnizimin në supermarkete.
Britanikët kanë shkarkuar aplikacionin special “pingdemic” ku thuhet se u duhet të qëndrojnë në karantinë për 10 ditë.Reduktimi drastik i stafit ka shkaktuar kaos në sektorë të ndryshëm si shitja me shumicë, supermarkete, transport mallrash, sektori i prodhimit dhe sektori i mikpritjes.
Si përgjigje, shumë qytetarë thjesht kanë fshirë aplikacionin nga telefonat e tyre.Në faqet e tyre të para, gazetat britanike kishin sot fotografi të rafteve bosh në supermarkete.
Shumë zinxhirë supermarketesh, si dhe shoqata të prodhuesve të mishit dhe kompanitë e transportit, po ankohen për mungesë punëtorësh, pasi disa nga punonjësit e tyre janë në karantinë.Qeveria britanike është zotuar të përjashtojë nga vetë-izolimi disa punëtorë të vijës së parë, siç janë punëtorët e hekurudhës, me kusht që ata të kenë marrë dy doza të vaksinës covid-19 ose të kenë një test negativ.
Masa ka qenë në fuqi që nga e hëna për punëtorët në sistemin shëndetësor kombëtar “në rrethana të jashtëzakonshme”.Ministri i biznesit Këasi Quarteng i tha BBC sot se lista e punëtorëve në karantinë do të botohet “sot”, por shtoi se ajo do të ishte e kufizuar.