Imazhet e rafteve të zbrazëta të supermarketeve dhe stacioneve të mbyllura të benzinës e kanë bërë të njohur problemin e mungesave të mëdha të Britanisë në të gjithë botën.

Vendi po vuan nga situata e krijuar nga efektet anësore të BREXIT dhe problemet në zinxhirin global të furnizimit, mungesat e produkteve tani janë një fenomen global, por ai ka karakteristika lokale në secilin vend.

Sigurisht, ndërprerja e zinxhirëve të prodhimit dhe furnizimit për shkak të koronavirusit është shkaku kryesor, por ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në secilin rast.

Kina: Qymyri dhe letra

Problemet në Kinë fillojnë me krizën e energjisë, pasi rritja e mprehtë e çmimeve të qymyrit shkakton mungesa të energjisë elektrike, duke rezultuar në ndërprerje të energjisë. Si rezultat, një gamë e gjerë produktesh – letër, ushqim, tekstile, lodra, gjysmëpërçues janë në mungesë, pasi fabrikat detyrohen të mbyllen.

SHBA: Lodra dhe letër higjienike

Në Krishtlindje, “do të ketë gjëra që njerëzit nuk do të jenë në gjendje t’i kenë”, paralajmëroi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Lodrat do të jenë mes tyre, por probleme priten edhe në artikujt bazë si letra higjienike, ujë në shishe, veshje dhe ushqim për kafshët shtëpiake.

Një pjesë e problemit është mbipopullimi në portet amerikane, ku anijet me kontejnerë rreshtohen për të shkarkuar. Sigurisht, situata përkeqësohet nga rritja e madhe e konsumit amerikan, por problemet e shkaktuara nga koronavirusi në fabrikat aziatike gjithashtu kontribuojnë te mungesat.

Brazil: Kafe dhe ujë

Thatësira më e keqe në gati një shekull është pjesërisht përgjegjëse për korrjen zhgënjyese të këtij viti të kafesë në Brazil. Kostot e larta të transportit i bëjnë gjërat më keq, kështu që kafeja pritet të bëhet më e shtrenjtë në të gjithë botën, pasi Brazili është prodhuesi dhe eksportuesi numër 1 në tokë. Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh se shumica e energjisë elektrike së përdorur në vend vjen nga hidrocentralet, mungesa e ujit po shkaktojnë gjithashtu një krizë energjetike.

Liban: Ujë dhe ilaçe

Në 18 muajt e fundit, Libani po përjeton një krizë ekonomike që ka shtyrë një të tretën e popullsisë në varfëri, ka zhytur monedhën dhe ka ndezur protesta të gjera kundër qeverisë dhe sistemit politik. Pa energjisë tani ka shqetësime për mungesën e ujit dhe ilaçeve.

/ Abcnews.al