Ish-zëvendës kryeministri, Erion Braçe:
Pas gati 2 vjetësh në pandemic dëgjova këtu një autoritet të Shëndetësisë me gjysmë zëri të thotë se nuk jemi mirë. Natyrisht në vendet e Europës edhe me numrin e lartë të vaksinuarve janë në alarm pasi përballen me virale të reja. Një pjesë e tyre e shohin si diçka që mund t’i kthejë 1 vit e gjysmë mbrapa.
Për mendimin tim, dy gjëra mund të bëhen për të pasur nën kontroll këtë pandemi. Masat dhe vaksinimi. Do doja të flisja për të dyja. Së pari, natyrisht që numri i ifektimeve herë është I qëndrueshëm dhe herë ka kolpo. Ka kolpo kur nuk respektohen masat.
Sot që flasim të sëmurë active kemi të deklaura 6694 ndërkohë që në 10 ditët e fundit kemi 66 humbje jete. Në 1 muaj kemi 170 humbje jetësh. Pa më të voglin diskutim që cdo humbje jete është e dhimbshme dhe duhet të shqetësojë. Kaq shumë vdekje në një muaj duhet të shqetësojë qeverinë më së shum,ti dhe Kuvendin. U është dhënë mundësia që të vaksinohen falas por ose e refuzojnë ose e neglizhojnë.
Masat. Me të thënë të drejtën bëra një kontroll në ëebsitet e qeverisë për të parë masat e vendosura.
Ka një kakofoni të gjitha akteve që ndodhen online në faqen e qeverisë apo diku tjetër. Por më e rënda është ajo që masat nuk zbatohen më. Qëparë pashë kryeministrin dhe disa ministra në sall, pashë vetëm disa deputetë dhe pot ë shkosh tek klubi këtu afër sheh që tymi i cigares, i mbron nga Covid. Kemi vendos një rregull këtu që duhet të jemi të gjithë të vaksinuar. Duhet të vendoset vaksinimi me detyrim për të gjithë deputetët dhe të gjithë punonjësit e administratës shtetërore.