Rruga e vjetër e Kombinatit Metalurgjik i nënshtrohet rehabilitimit
Rruga e vjetër e Kombinatit Metalurgjik në Elbasan është duke iu nënshtruar një rikonstruksioni të pjesshëm. Edhe pse prej vitesh ka qenë në një gjendje të pakalueshme duket se për një pjesë të saj tashmë do të ketë ndërhyrje.
Sipas kryebashkiakut Gledian Llatja janë rreth 6500 m asfalt në njësinë administrative të Bradasheshit që do ti nënshtrohen rehabilitimit.
Llatja thotë se ndërhyrja do të jetë vetëm në zonat më problematike dhe pritet që me përfundimin e investimit të ketë një lehtësim të trafikut në aksin Elbasan-Metalurgji.
Ky investim po bëhet në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar.