Një i ri që kishte braktisur studimet në universitet, sot është bërë një prej njerëzve më të pasur në Australi – duke fituar miliona dollarë duke postuar klipe të vetes në YouTube teksa luan video-lojëra të ndryshme.
25-vjeçari Lachlan Power nga Brisbane, fiton të paktën 2.4 milionë dollarë në vit, jeton brenda një apartamenti 4.4 milionë dollarësh me pamje nga lumi dhe drejton një Tesla X që kap vlerën e 200 mijë dollarëve.
Ai madje së fundmi raportohet se ka qenë në lidhje me modelen e famshme Morgan Krizmanich. Power konsiderohet si YouTuberi i gjashtë më i suksesshëm në Australi sa i përket numrit të abonuesve – me mbi 14.6 milionë dhe ka një bashkëpunim me kompani të mëdha si Samsung dhe Disney.
I biri i kryetarit të Logan, Darren Power, ky i ri kishte vështirësi të ambientohet në pjesën jugore të Brisbane së bashku me prindërit dhe tre vëllezërit. Por gjithçka ndryshoi në vitin 2014, kur filloi biznesin e tij në YouTube duke postuar video të lojës Fortnite që disa vite më vonë u bë shumë e popullarizuar.
Kështu kanali i tij zyrtar në YouTube “shpërtheu” nga abonentët e shumtë dhe prej asaj kohe ai nuk ka të ndalur. Madje filloi linjën personale të veshjeve Power by Lachlan dhe ka marrëveshje të ndryshme me kompani si The Pokemon.
Këtë biznes e çoi në një nivel tjetër – duke e ndihmuar të blejë shtëpi luksoze me pamje nga uji, e familjes i dhuroi një vilë prej 4.4 milionë dollarëve që ka dy pishina gjigante.
Ai gjithashtu ka prona tjera në Cornubia që përfshijnë edhe fusha basketbolli, pishina, bare dhe kinema private, të cilën e barti në emër të tij kur ende nuk i kishte 20 vjet.
Faxnews