Paris Hilton i ka dhënë fund beqarisë pak ditë më parë, duke kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me Carter Reum.
E bukura e kësaj dasme ishte se zgjati plot tre ditë dhe të ftuar ishin shumë personazhe të famshëm.
Ashtu si natën e parë, edhe të fundit ata kishin vendosur që ta organizonin në Bel-Air, në pronën e gjyshit të ndjerë të miliarderes, Barron Hilton.
Ndërkohë nga fotot e publikuara nga vetë Hilton dhe mediat e huaja, ajo dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan të tejdukshëm të gjatë, të mbuluar me yje prej argjendi nga koka tek këmbët.
Paris gjithashtu e kompletoi pamjen me një make up profesional që i nxirrte në pah tiparet e bukura. Reum, i cili gjithashtu është 40 vjeç si Hilton, veshi një kostum tërësisht të zi dhe këpucë po ashtu të zeza.
“Page Six” shkruan se të ftuarit VIP kishin mundësinë të shijonin patate të skuqura McDonald gjatë gjithë mbrëmjes. Ndërkohë Macy Grey ishte një nga yjet e shumtë të pranishëm në festë, e cila performoi para të gjithëve.
VIP-a të tjerë të pranishëm në natën e tretë ishin Nicky Hilton, Ashley Benson, Emma Roberts, Kyle Richards, Stacey Bendet, Stephen Dorff, Jaden Smith, Stacy Keibler, Kate Beckinsale dhe Sofia Richie.
Të ftuarit gjithashtu u argëtuan duke luajtur disa lojëra gjatë natës, përfshirë elementin kryesor të karnavaleve “Ring Toss”, ku lojtarët fitonin jastëkë me imazhin e Paris, në vend të kafshëve prej pellushi.