Pak orë pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ishull Lezhë policia ka blinduar zonën në ndjekje të autorëve që qëlluan me armë zjarri ndaj një automjeti ku udhëtonin dy të rinjtë Blerim Preçi dhe Klisman Preçi.
Sipas News 24, policia ka ushtruar kontrolle të shumta gjatë orëve të natës ndërkohë që deri më tani janë shoqëruar disa persona.
Pas të shtënave me breshëri kallashnikovi automjeti ku ndodheshin dy të rinjtë doli nga rruga, por fatmirësisht këta të fundit shpëtuan pa asnjë lëndim.
Ka qenë shoferi 28-vjeçar, Blerim Preçi, i cili në gjendje shoku ka telefonuar policinë dhe i ka njoftuar se mbi mjetin e tij është qëlluar me breshëri plumbash.