Britney Spears është fejuar me të dashurin e saj, Sam Asghari. Ylli i muzikës pop zbuloi lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram të dielën, duke treguar unazën me diamant. “Nuk mund ta besoj”, ka shkruar këngëtarja.
“Çifti zyrtarizuan sot lidhjen e tyre të gjatë dhe janë prekur thellë nga mbështetja, përkushtimi dhe dashuria që kanë ndaj njëri-tjetrit.“, tha Brandon Coheni, menaxheri i Asghari.
Ky lajm vjen në një kohë kur Jamie Spears, i ati i saj ka kërkuar t’i japë fund kujdestarisë ligjore 13 vjeçare. Asghari ka qenë një ndër mbështetësit e këngëtares në përpjekjen e saj për t’i dhënë fund kujdestarisë së babait të saj.
Spears dhe Asghari filluan të takoheshin në vitin 2016 pasi u takuan në xhirimet e “Slumber Party”. /abcnews.al