Southamton ka dështuar në ndeshjen në transfertë ndaj Aston Villas, ndërsa është mundur me rezultatin 4-0.
Armando Broja e nisi takimin nga minuta e parë dhe luajti të gjithë ndeshjes. Ndërkohë sulmuesi shqiptari nuk ia doli të shënojë, por pati disa përplasje në minutat e fundit me ish-lojtarin e Interit, Ashley Young.
Një ndërhyrje e anglezit bëri që Broja të binte në tokë, por arbitri nuk dha faull. U duk se gjithçka u mbyll aty, por nervat tradhëtuan shqiptarin, i cili u konfrontua me lojtarët e tjerë të Aston Villa-s.