Pierce Brosnan do të luajë në filmin “Fast Charlie”. Aktori 68- vjeçar është angazhuar në filmin triler për vrasësit me pagesë. Këtë e ka konfirmuar regjisori Phillip Noyce. Ai ka thënë se filmi pritet të nisë xhirimet në janar.
Filmi është bazuar në romanin e njohur “Gun Monkeys” dhe e tregon ngjarjen e Charlie Swiftit (Brosnan), i cili ka punuar njëzet vjet për shefin e tij të vjetër si vrasës me pagesë.
Kur rivalët e shefit të tij tentojnë ta eliminojnë Stanin dhe ekipin e tij, Charlie dështon që ta mbrojë tërë ekipin. Tash i vetëm, atë nuk e ndal asgjë që të hakmerret për shokët.
Diskutimet e kastit për pjesët tjera janë ende në proces e sipër.
Richard Wenk e ka shkruar skenarin e filmit, i cili do të prodhohet nga Daniel Grodnik dhe Mitchell Welch.
David Fennon dhe Seth Needle nga “Screen Media” do ta administrojnë prodhimin me Mark Damonin dhe Tamara Birkemoen nga “Foresight Unlimited”.
Fannon, udhëheqësi i “Screen Media”, ka thënë: “Jemi të emocionuar që do të punojmë me talentë të jashtëzakonshëm.
“Pierce Brosnan, Phillip Noyce and Richard Wenk kanë shfaqur disa nga filmat më komercialë, filma plot aksion në dekadat e fundit. Jemi të sigurt që publiku në mbarë globin mezi po presin të jenë pjesë ë kësaj historie emocionuese.”
Udhëheqësi i “Foresight Unlimited”, Damon, ka shtuar: “Filmi i parë që e kam shitur ndërkombëtarisht ishte i filmi i parë që Dan Grdonik e ka prodhuar. Tani, pas dyzet vjetësh dhe 50 filmash, është e hatashme të ribashkohem me Danin për një projekt të mrekullueshëm si ky.
“Skenari i Richard Wenkut sa është argëtues, po aq është edhe emocionues – skenar për vrasës – duke krijuar një film për një vrasës, me gjasë një vrasës të pëlqyer”.