Një parti e re e qendrës së majtë po del fituese e zgjedhjeve në bullgari e ku pritet t’i japë fund krizave të njëpasnjëshme qeveritare, në vendin më të varfër të bashkimit europian bën të ditur reuters.
Partia “Ne vazhdojmë ndryshimin” e themeluar nga dy ish ministra të brendshëm vetëm para dy muajsh është në krye nga votat e numërua deri tani. Bullgarët votuan për herë të tretë të dielën pas dy proceseve të dështuara në prill dhe korrik.
Nga qeveria e re pritet të përballet me çmimin në rritje të energjisë . Situatën e kovid 19 dhe korrupsionin e përhapur.
“Shpresoj që do të jenë aq të arsyeshëm sa të formojnë një qeveri pavarësisht se janë të ndryshëm. ëhstë hera e e tretë që votojmë dhe kjo është e tepërt. shpresojmë për ndryshim dhe për më mirë
Nuk votova dhe as më intereson. sepse nuk ka ardhur ende casti që të ndodhë ndryshimi.”
Dalja e votuesve ishte në një minimum historik 40% . partia në pushtet e qendrës së djathë Gerb e kryeministrit në detyrë Bojko Borisov renditet e dyta. vetoja e tij për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut ka bërë që këto zgjedhje të ndiqen me interes në rajon. kritiku i tij më i madh presidenti Rumen Radev mori gjithashtu një tjetër mandat të dielën kur u votua edhe për zgjedhjet presidenciale.
Gjithsesi bullgarinë e pret një sfide tjetër ajo e bisedimeve të ashpra për të formuar koalicionet qeverisëse.