Kryeministri Edi Rama e konsideron veton e Bullgarisë si një pretekst për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një konferencë për mediat nga Brukseli, Rama deklaroi se kjo është një fatkeqësi. Sipass tij, vizioni i zgjerimit po kalon në pengmarrje.

“M’u desh të fitoja një mandate të tretë për të pritur çeljen e negociatave për anëtarësim. Arsyeja nuk është thjeshtë Bullgaria. Bullgaria është gfatkeqësi, por është fryma e deformuar e zgjerimit. Bullgaria është shprehja më dukshme e saj.

Fryma e zgjerimit ka kaluar nga vizioni i një komuniteti, tek marrja peng e shteteve individuale. Sa herë ndodh një gjë në një shtet anëtar, atëherë vendoset në funksion ky mekanizëm. Është turp, ndërkohë që në oborr të Europës ka një luftë.

Më pas thhonë, Vladimir Putini është shumë sëmurë. Ai mund të jetë mirë ose shumë sëmurë, por vendi këtu nuk është mirë. Agresioni rus kundër Ukrainës po merr një ndihmë bujare nga një vend i NATO-s, nga Bullgaria, për të destabilizuar një vend tjetër të NATO-s, Maqedoninë e VErkiut. Pra, nuk do të presim Godonë.

Unë e kam thënë më parë, më vinte keq për disa njerëz që thonin dje që po ia dalim. Nuk erdha këtu me idenë se do ndodhte diçka. Vladimir dhe Estragoni janë bashkë, Shqipëria dhe Maqedonia është bashkë. Vlkadimiri i thotë Estragonit, do lëvizim apo jo” – tha Rama.