Mjeku Shahin Kaja tha për “ABC News” se edhe ditën e sotme janë paraqitur në spital qytetarë me probleme shëndetësore, ne të vjedhja e dhimbje barku.

Ai u shpreh se sipas tij kjo nuk lidhet me ujin e pijshëm, megjithatë shtoi se priten rezultate të analizave.

“Deri tani kjo situatë na lë të kuptojmë se është një shkak viral sepse nuk ka pasur as edhe ndonjë festë. Edhe dita se sotme ka pasur fluks po për të njëjtën situatë. Mund të them me përgjegjësi se nuk besoj të jetë nga uji. Por theksoj gjithashtu se kemi të bëjmë edhe me ujësjellësi me zona të ndryshme”, është shprehur më tej mjeku Shahin Kaja.

Nga ana tjetër prefekti i zonës, Nexhbedin Shehu ka thënë: “Nga e shtuna ka fluks të shtuar të njerëzve që janë paraqitur me shenja diarreje dhe të vjedhë. Shenjat janë të lehta siç thonë mjekët, por fluksi është i shtuar. Mesatarisht vijnë 12-13 veta që mund të jenë me virozë të stinës. Por këto 2-3 janë thuajse mbi 90 raste që janë paraqitur për të marrë shërbime. Nga analizat që janë bërë, analizat e ujit dalin të mira, megjithëse se ka gjeografi edhe jashtë Bulqizës, dhe rasti është në hetim. Pra është edhe një analizë e thelluar dhe presim rezultatin. Bulqiza ka disa ujësjellës, por unë i bëj thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm deri në rezultatin e përgjigjeve”.