Heqje lirie për këdo që vjedh ujin”, ky ishte ultimatumi i kryeministrit Edi Rama gjatë prezantimit të reformës për rrjetin e shpërndarjes së ujit.Ai kritikoi bashkitë, të cilët sipas kreut të qeverisë nuk arritën të vendosnin vijën e kuqe mes personave që vidhnin dhe paguanin.
“Vija e kuqe që fatkeqësisht bashkitë se vendosën asnjëherë mes atij që paguan dhe atij që vjedh ujin, ai që paguan ka të gjithë të drejtën pse nuk e merr ujin, ai që e vjedh duhet të penalizohet me heqje lirie siç ndodhi me ata që vjedhin energjinë elektrike, është treguar një përrallë e gjatë që iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë, iu pre energjia, nuk iu hoq liria”, tha Rama.Rama gjithashtu theksoi se do të ngrihet një Task Forcë për personat që abuzojnë me ujin, ashtu siç funksionoi edhe me energjinë elektrike.