Viti 2024 u karakterizua nga ngjarje të shumta politike, si pasojë e hetimeve në disa drejtime të ndërmarra nga SPAK.
Top Channel sjell përmes një galerie fotografish ngjarjet kryesore të vitit që po lëmë pas që si të përbashkët nga janari deri në dhjetor duket se ka pikërisht parakalimet e politikanëve në dyert e SPAK.
TKështu teksa ky vit nisi me vendimin për detyrim paraqitje e më pas kaloi në arrest shtëpie për ish-kryeministrin Sali Berisha, një pjesë e madhe politikanësh provuan prangat dhe burgun.
Në 2024 Shqipëria humbi shkrimtarin e madh Ismail Kadare dhe ish-deputetin e njohur të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.
Vendin e vizituan figura të rëndësishme botërore nga SHBA, BE, Italia dhe Franca, ndërkohë që klima politike gjatë gjithë vitit ka qenë e tensionuar ku nuk munguan përplasjet në Kuvend e jashtë tij apo edhe djegia e karrigeve dhe molotovi.
JANAR
Ish kryeministri Sali Berisha duke dalë nga makina për të hyrë në ambientet e SPAK. Foto: LSA
SHKURT
Sekretari i Shtetit i Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Anthony Blinken viziton Tiranën dhe flet për mediat në një konference te përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Foto: LSA
Forca policore dhe snajpera në tarracën e Universitetit Politeknik te Tiranes para mbajtjes se Samitit për Ukrainën dhe Evropën Juglindore, i cili u mbajt ne Tirane. Foto: LSA
MARS
Familjare të viktimave të tragjedisë së Gërdecit duke zhvilluar homazhe ne memorialin e ngritur për 26 personat që humben jetën atë ditë. Foto: LSA
Deputeti Flamur Noka përplaset me një anëtar të gardës se republikës gjate një seance parlamentare. Foto: LSA
Princi Leka dhe Princesha Elia Zaharia i dhanë fund martesës së tyre 8-vjeçare
PRILL
Kryetari i Partisë se Lirisë, Ilir Meta, shpall divorcin me Monika Kryemadhin Foto: LSA
Këshilltari bashkiak, Tedi Blushi përplaset me policinë, ndërsa përpiqet te futet ne bashki për të mbajtur një mbledhje urgjente me kryebashkiakun Veliaj, gjatë një proteste. Foto: LSA
MAJ
Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Jashtëm i Britanisë se Madhe, David Cameron pas një konference të përbashkët, me rastin e vizitës se Cameron ne Tirane. Cameron dhe Rama kanë folur për emigracionin e paligjshëm, raportet dy paleshe mes dy shteteve. Foto: LSA
Kryeministri Edi Rama duke votuar ne Surrel për delegatet e kongresit te kësaj force politike. 95 mije anëtarë votuan sipas parimit një anëtar, një vote për 950 delegatë. Foto: LSA
QERSHOR
RITHEMELIMI MERR VULËN E PD – Deputetet Agron Gjekmarkaj, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Luan Baci duke mbajtur dy gishta pasi dalin nga Gjykata e Apelit, pasi kjo e fundit ka vendosur se vula e Partisë Demokratike t’i rikthehet grupimit qe mbeshtet ish kryeministrin Sali Berisha, Rithemelimi. Foto: LSA
RAMA DHE MELONI NE KONFERENCE – Kryeministri Shqiptar, Edi Rama dhe kryeministrja Italiane, Georgia Meloni para një konference për shtyp në ambientet e një qendre pritjeje për emigrantet në Shëngjin, afër Lezhës. Foto: LSA
KORRIK
Forca policore qëndrojnë para kryeministrisë në Tiranë, ndërsa një molotov shpërthen pas tyre, gjate një proteste te thirrur nga opozita. Protesta u njoftua para disa javësh, kur Gjykata e Apelit i dha vulën e PD ish-kryeministrit Sali Berisha. Qëllimi i opozitës për këtë protestë është krijimi i një qeverie teknike. Foto: LSA
Tuneli i Llogarasë në ditën e ceremonisë së hapjes se tij. Tuneli do të ndihmojë qarkullimin në jug të Shqipërisë, duke shkurtuar distancën midis Palasës dhe Dukatit nga 30 min në 7-8 minuta Foto: LSA
HOMAZHET PËR ISMAIL KADARENE – U nda nga jeta në moshën 88 vjeçare shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare. Ceremonia e lamtumirës u organizuar ne ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe baletit. Foto: LSA
GUSHT
Forca policore duke qëndruar në afërsi të kutive te votave, në një qendër numërimi në Himarë. Qytetaret zgjodhën Vangjel Tavon e PS për kryebashkiak përballë Petro Gjikuria (koalicioni Bashkë Fitojmë). Foto: LSA
Jonida Proga, familjare të tjerë të Egli Progës, duke mbajtur një banderolë gjate një proteste në sheshin Skënderbej në homazh të Egli Progës, i cili u rrah për vdekje në qytetin e Pogradecit. Foto: LSA
Një burrë duke pire ujë ndërsa qëndron me familjen ne sheshin Skënderbej. Pas disa ditëve me reshje, temperaturat janë rritur përsëri duke arritur deri në 38 grade celcius. Foto: LSA
SHTATOR
DEPUTETET E OPOZITËS DJEGIN KARRIGET – Karriget e sallës parlamentare digjen para ndërteses se parlamentit, pas një seance parlamentare. Gjate seancës, deputetet e opozitës kanë krijuar tension pas arrestimit te deputetit Ervin Salianji dhe ne proteste kane djegur karriget jashtë parlamentit Foto: LSA
Deputeti Ervin Salianji, duke hyrë në ambientet e drejtorisë se policisë së Tiranës, ndërsa përshëndet mbështetësit e PD. Pas vendimit të Gjykatës se Apelit e cila e dënoi me 1 vit burg ne lidhje me çështjen Babale, Salianji u vetëdorëzua ne polici. Foto: LSA
Ish-deputeti i PD-së, Gert Bogdani u nda nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 44-vjeçare. Foto: LSA
TETOR
QYTETARI I HEDH KOS DHE VEZE FREDI BELERIT – Një qytetar hedh veze dhe kos euro deputetit, Fred Beleri ndërsa gazetarët përpiqen ta pyesin pas një takimi të euro deputeteve me deputetë të opozitës. Beleri u shpreh se sulmi ishte i inskenuar. Foto: LSA
META TE DREJTORIA E POLICISË – Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua në hyrje të Tiranës dhe më pas u shoqërua nga disa oficere policie drejt makinës së policisë. Ish presidenti Ilir Meta akuzohet per korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie dhe u arrestua me date 20 tetor. Foto: LSA
TENSIONE NE SEANCE PARLAMETARE – Deputetja Elda Hoti dhe një anëtar i Gardës në një moment tension pasi Hoti ka hedhur një lëndë të lëngshme ne parlament gjate një seance parlamentare. Foto: LSA
HAPEN BISEDIMET PËR ANËTARËSIM: Në mes të tetorit, Shqipëria u ul në tryezën e bisedimeve për grup-kapitujt e parë. Për kryeministrin Rama, ky moment “shënoi një gur themeli historik në rrugëtimin e përbashkët drejt ribashkimit tërësor europian”.
NËNTOR
Kryetari i PD Sali Berisha fiton sërish lirinë teksa gjykata vendos të heqë masën e arrestit në shtëpi. Berisha ecën për të hyrë në selinë e PD. Pas 331 ditësh izolim, në kuadër të masës së sigurisë arrest shtëpie, Gjykatësja e GJKKO, Flojera Davidhi vendosi të revokoje masën e sigurisë. Ish-Kryeministri Berisha akuzohet si i dyshuar për korrupsion ne lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani Foto: LSA
Lule dhe një fotografi e Martin Cani në derën e shkollës Fan Noli para një marshimi qytetaresh nga shkolla Fan Noli, për të përfunduar para Ministrisë se Arsimit dhe Sporteve për vrasjen e 14 vjecarit Martin Cani, nen moton prindërit ne protestë për sigurinë dhe arsimin e fëmijëve. Cani u vra nga 2 bashkëmoshataret e tij, ndërsa qytetaret kanë kërkuar sensibilizim te institucioneve dhe shoqërisë. Foto: LSA
Ish ministri Ilir Beqja, ndërsa fsheh prangat me xhup, duke dale nga furgoni i policisë për te hyre ne ambientet e komisionit hetimor te parlamentit për Shërbimin Publik te Sterilizimit dhe Shërbimit Publik te Check-Up ne Shëndetësi. Foto: LSA
DHJETOR
VELIAJ NE SPAK – Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj u pyet për pesë orë në SPAK ne lidhje me veprën penale korrupsion pasiv. Foto: LSA
Sipërmarrësi Elton Ilirjani i përulet këngëtares së madhe shqiptare, Parashqevi Simaku pasi e gjeti si të pastrehë në një stacion treni të Nju Jorkut.