Një gjykatë belge ka dënuar një vietnamez me 15 vjet burgim, pasi vlerësoi se ai ishte kreu i një bande që trafikonte emigrantë të gjetur të vdekur në një kamion në Britani të Madhe.
Vo Van Hong u shpall fajtor për drejtimin e një operacioni të trafikimit të njerëzve, baza e së cilës ishte në Belgjikë.
Tridhjetë e nëntë vietnamezë, të moshës 15-44 vjeç, u zbuluan të mbytur në një pronë industriale në Essex në vitin 2019.
Tragjedia që u shfaq në qytetin Greys të Essex, nëpërmjet të cilës u zbulua edhe banda që shfrytëzonte emigrantët duke rrezikuar gjithçka për të arritur në MB.
Gjykata belge, tha se Vo Van Hong ishte përgjegjës për drejtimin e një organizate kriminale që kishte kontrabanduar të paktën 115 njerëz përgjatë shtatorit të vitit 2018 dhe arrestimit të tij në maj 2020. Ai kishte mohuar përfshirjen, duke pretenduar se ishte vetë viktimë e bandës.
Katër u liruan nga gjykata, ndërsa 19 të tjerë u dënuan. Ata u akuzuan se kishin luajtur një rol, duke blerë furnizime për emigrantët, duke i transportuar ata me taksi ose duke vepruar si vëzhgues në shtëpitë e sigurta në zonën e Anderlecht, raporton Nick Beake për BBC.