Këtë të hënë po zhvillohet seanca për 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli, për të cilin prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi ky i fundit, prej 1 viti kishte izoluar familjarët e tij në banesë.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se avokatët e 35-vjeçarit kanë kërkuar shtrim të detyruar spitalor, pasi pretendojnë se ai ka probleme shëndetësore.
Familjarët e tij janë shoqëruar në komisariat nga efektivë të policisë. Seanca gjyqësore po zhvillohet me dyer të mbyllura.
“Seanca ka nisur që prej orës 09:30. Ekspertiza. Vetëm 4 ditë më parë ai u arrestua nga Polica e Tiranës. Banesa e 35-vjeçarit mbahet e mbyllur. Efektivët kanë shoqëruar familjarët në ambientet e komisaratitit. Bashkëshortja ka treguar se prej 1 viti i mbante të mbyllur në banesë. E ëma ka treguar se Zhaboli ka pasur probmeme shëndetësore dhe nuk kishte pranuar të merrte mjekim. Seanca po vijon me dyer të mbyllura. Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”. Avokatët kërkojnë shtrim të detyruar spitalor. Dëshmitë, të dyja kanë pranuar se prej 1 viti e gjysmë, 35-vjeçari kapasur sjellje të ndryshme nga herët e tjera.
Ai pretendonte se edhe muret flisninm ndaj kishte vënë kamera në banesë. Bashkëshrtja ka teuar se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj. Të gjitha këto janë dëshmitë e dhëna nga familjarët në ambientet e komisariatit”, raportoi agzetari Vija./abcnews.al