Teksa është mbyllur numërimi I votave për subjektet politike në Elbasan kanë dalë  edhe të dhënat zyrtare ku rezulton se PSD Elbasan është subjekti politik që ka një numër rekord votash të pavlefshme jo pak por plot 3000 vota.

Në mënyrë të çuditshme  të gjithë mbështetësit e PSD Elbasan kanë votuar për subjektin politik PSD dhe për kandidatin e partisë tjetër çka bën të dyshohet se votuesit janë detyruar që të djegin votën që kanë dashur tja jepnin subjektit PSD.

Madje burime shumë të besueshme aludojnë se një “dorë e ligë” ka inskenuar të gjithë këtë shfaqe për të dëmtuar kandidatët e PSD Elbasan madje shumë të tjerë afër kësaj dore të ligë thonë se për këtë qëllim janë angazhuar disa persona që mbajnë poste në Elbasan ( disa prej të cilëve nën hetim nga SPAK).

Sipas informacioneve të besueshme kjo “dorë e ligë” që goditi votat e PSD në Elbasan nuk kurseu as njërën prej kandidateve të maxhorancës që kërkonte votat nga simpatizantët në zonën e Shpatit.

Këta 3000 qytetarë që u “blenë” “shitën votën” apo u “kërcënuan” të nxirrnin të pavlefshme votat e PSD duhet të dijnë se dogjën edhe votat e kandidates së PS në zonën e Shpatit me apo pa dëshirën e tyre.

Të gjithë qytetarët e Qarkut të Elbasanit janë në dijeni të punës së palodhur që kandidati për deputet dhe i pari i listës se PSD  Erion Murataj ka bërë gjatë dy viteve si antar i këshillit bashkiak.

Për herë të parë në 40 vite Erion Murataj u kërkua nga vetë banorët e fshatrave që të ngrinte zërin në këshillin bashkiak për ta pasi jetët po i ngrysin në mes të harresë.