BURREL- Rruga që lidh fshatin Frankth në Komunën e Komsisë me qytetin e Burrelit është thuajse e pakalueshme.
Qytetarët ankohen në “Ti Raporton” në Top Channel, se Bashkia e Burrelit nuk ka investuar për të shtruar rrugën, ku kalojnë çdo ditë dhjetëra banorë. ata detyrohen të ecin në këmbë për kilometra të tërë për shkak se makinat nuk kalojnë dot nga amortizimi i rrugëz.
Ata kanë bërë thirrje që të ndërhyhet dhe të gjendet një zgjidhje për shkak se çdo ditë janë të detyruar të ecin në këmbë dhe makinat nuk i përdorin për shkak të rrugës në gjendje të mjerueshme.
Top Channel