Një vajzë me zemër të thyer thotë se i dashuri i saj “është ende me të” megjithse e pa të binte drejt vdekjes kur shkuan së bashku me pushime.
Rose Phillips e 30 vjeçari Richard Canavan, po festonin përvjetorin e tyre të 16-të së bashku në Ibiza kur Richard ra tragjikisht nga një shkëmb më shumë se 150 i lartë.
Humbja e të dashurit të saj të fëmijërisë bëri që 29-vjeçarja Rose të “mbyllej” dhe të niste të pinte për të përballuar dhimbjen e tragjedisë së gushtit të vitit të shkuar.
Duke folur për të përditshmen ECHO, Rose nga Liverpool ne Britani, tha: “Isha e marrosur pas tij, të gjitha e dinin se ishim bashkë prej shumë vitesh dhe se kishin stilin tonë të marrëdhënies”.
“Ishim në ditën e parë me pushime atje kur ai rrëshkiti nga ai mal”.
Pas tragjedisë Rose thotë se mezi përballoi humbjen e Richard.
Ajo tregon: “Unë nuk e besoja, nuk pranoja ta besoja për shumë kohë. Pija shumë nëse jam e sinqertë, humba shumë ne peshë.”
Vajza tregon më tej se prej disa muajsh ka gjetur meditimin me pak kontakte me botën e jashtme, dhe duket se po gjen përsëri qëllim e motivim në jetë.
Ajo thotë se dëshiron t’ia dedikoje veten celebrimit të jetës dhe kujtimit të Richard.
“E dija se mund të bëja dy gjëra, të rrënohesha për hatër të tij ose të bëja diçka për të nderuar atë dhe jetuar për të.
Rose thote se ka nisur një biznes për organizime eventesh teksa dhe i dashuri i saj tragjik njihej për natyrën e çiltër dhe festive.