Një burrë në Mitrovicë ka denoncuar në polici zhdukjen e gruas së tij që nga data 30 shtator. Sipas kallëzimit të bërë në polici, bashkëshortja e tij, nuk ishte kthyer më prej asaj dite.
Njoftimi i plotë i policisë:
PERSON I ZHDUKUR/Mitrovicë 30.09.2022 – 06:00. Me 01.10.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende. Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante.