Një incident i ndodhur në metronë e New Yorkut ku një burrë godet me shuplakë një grua është bërë virale.
Videoja amatore e publikuar nga Dayli Mail shikohet gruaja 34-vjeçare e cila grindet me një burrë ne metro.
Burri duket se humb kontrollin, tenton të sigurohet që askush të mos e shoh, pasi hedh vështrim në dy anët e vagonit dhe më pas e godet shuplakë në fytyrë.
Më pas ai largohet nga treni sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. Si pasojë e sulmit, gruaja pësoi lëndime në hundë dhe ënjtje të fytyrës.