Një burrë ka humbur jetën dhe një vajzë është plagosur pas një incidenti me të shtëna që ndodhi në një qendrën tregtare Fairgreen, në qytetin Carlow, rreth orës 18:15.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se burri ka qëlluar veten me armë zjarri dhe vajza është plagosur lehtë në këmbë dhe ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje, pa pasur nevojë për të shkuar në spital.
Pas incidentit, qendra tregtare u evakuua menjëherë dhe në zonë është vendosur një kordon sigurie. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikës, ndërsa një helikopter fluturon sipër vendit.