Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamzë. Sipas njoftimit të policisë mësohet se gjatë një konflikti shtetasi F.L ka goditur me thikë kushëririn e tij, H.T, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, gjatë konfliktit kanë mbetur të dëmtuar lehtë edhe familjarët e dy palëve të konfliktit, shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar.

Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Njoftimi i plotë:

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 25.12.2022, në Bathore, në lagjen nr. 6, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. L., ka goditur me mjet prerës kushuririn e tij, shtetasin H. T. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit, shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar.