Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të mbajtur gjatë ditës së sotme antari i Këshillit Erion Murataj foli për mungesën e investimeve në shkollën 9-vjeçare Naim Frashëri. Si një nga shkollat më të vjetra të Elbasanit si dhe për numrin e lartë të nxënësve që kjo shkollë ka nuk duhet lënë në harrese u shpreh kryetari I PSD Erion Murataj, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhje.
Në përgjigje të pyetjes e njëkohësisht kërkeses se Erion Muratajt , kryetari I bashkisë Gledian Llatja u shpreh se pavarësisht se është derguar dy here projekti për fond në ministrinë e Arsimit kjo e fundit nuk e ka miratuar.Llatja tha se do të bëhet një tjetër kërkesë.

