Oerd Bylykbashi u shpreh në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN se Lulzim Basha po tentonte ta zvogëlonte sa më shumë Partinë Demokratike, pasi sipas tij, i nevojitej vetëm për pazarin e radhës.
“Një grup i vogël ka ende këtë plan përçarës. Plani i Bashës për të përçarë PD-në ishte i vjetër. Më 9 shtator, unë këtë i kam thënë, ti përçave PD-në. Në këtë formë, ai e reduktoi PD-në vazhdimisht, po e mbyste në gjumë. Ai mori dhe një vendim të fundit fare që ta mbyste përfundimisht atë parti dhe të kishte partinë e tij.