Edhe nëse nuk e keni provuar kurrë çajin e gjetheve të mjedrës së kuqe, pa dyshim që jeni njohur me këtë bimë popullore.

Mjedrat përmbajnë pak kalori, nuk kanë kolesterol dhe janë të pasura me fibra dhe vitaminë C, ato janë po aq të shëndetshme sa janë edhe të bukura.

Ky lloj çaji mund t’ju japë disa përfitime shëndetësore, me të cilat AgroWeb.org do t’ju njohë në këtë artikull.

Vlerat Ushqyese Të Çajit Të Gjetheve Të Mjedrës

Gjethet e kësaj bime janë të mbushura me tanininë, e cila ka aftësi qetësuese. Prandaj ky çaj është perfekt për uljen e temperatures, etheve, si edhe për trajtimin e inflamacioneve të brendshme ose të jashtme.

Mbështet sistemin riprodhues të femrës falë kombinimit të disa ushqyesve dhe përqëndrimit të lartë të magnezit, kaliumit, hekurit dhe vitaminës B.

Për shekuj me rradhë, gratë shtatzëna e kanë përdorur këtë çaj për ti ndihmuar gjatë periudhës së shtatëzanisë, gjithashtu edhe për të lehtësuar dhimbjet menstruale. Por a ndihmon vërtet? Studiuesit ende nuk e dinë nëse ai funksionon vërtet në këtë rast.

Një tjetër përfitim i mundshëm është edhe ulja e inflamacionit, i cili  lidhet me një numër sëmundjesh kronike, si sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe ndoshta edhe sëmundjen e Alzheimerit.

Gjethja e mjedrës së kuqe është e pasur me polifenole, përbërje bimore që kanë veti antioksiduese. Është zbuluar se gjethet kanë përqendrim më të lartë antioksidantësh krahasuar me vetë frutin.

Antioksidantët jo vetëm që mbrojnë qelizat nga dëmtimi, por gjithashtu ndihmojnë në uljen e inflamacionit, thonë ekspertët.

Çfarë duhet të kini kujdes

Konsumimi i sasive të maëdha të çajit të gjethes së mjedrës, mund të shoqërohet me diarre ose urinim të shpeshtë. Prandaj duhet të kini kujdes të mos e teproni me të.

Nëse jeni shatatëzanë dhe po mendoni të shtoni këtë çaj në regjimin tuaj ushqimor, bëni mirë të këshilloheni fillimisht me mjekun tuaj./AgroWeb.org