10 maji ka shënuar zyrtarisht nisjen e procedurave për zgjedhjen e presidenti të ardhshëm të vendit. Kjo u miratua në konferencën e kryetarëve, ku raundi i parë do të jetë data 16 maj në orën 17:00.

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma i kërkoi mazhorancës që t’i jepet opozitës propozimi i parë për emrin e presidentit. Ajo tha se opozita nuk do të bëhet fasadë e mazhorancës për zgjedhjen e presidentit.

Nëse ju shpresoni që do të ulemi këtu dhe do të bëhemi noter të procedurave tuaja, kjo është një gjë që nuk mund ta merrni. Ju mund ta zgjidhni presidentin në raundin e katërt, por fasadë nuk do të bëhemi. Megjithëse ju mund të shkoni te 71 votat, jepjani propozimin e parë opozitës, që ta marrë ajo përgjegjësinë që të përfaqësojë identikitin pa kriter. Me kritere ne nuk bëhemi fasadë. Jepjani opozitës, se 71 votat aty i keni dhe do ta donte sëra e gjësë që te presidenti të ishit fisnikë”, tha Duma.

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, tha se PS e ka zgjedhur Presidentin dhe thjesht kërkon opozitës si makiazh.

Ky si proces është bërë pis. Ju keni vendosur ta uzurponi poziconin e Presidentit. Ju e keni zgjedhur Presidentin dhe na doni këtu si ‘buzëkuq’ për t’u dukur të bukur. Ju keni vetëm 2 kritere, ose komunist ose lëpirës dore”, tha Açka.

Alibeaj deklaroi se do të ishte ideale që presidenti të zgjidhej nga qytetarët, por meqënëse kjo nuk është e mundur të paktën duhet të jetë një proces transparent. Ai tha se PS nuk ka legjitimitetin e shqiptarëve për këtë proces, pasi i ka marrë votat nga “non gratat”.

Kush u tha juve që u ka vendosur kushte? Askush, kini parasysh të gjithë ju të palës andej, i kam bërë të qartë këtu në këtë sallë një javë më parë ky parlament duhet të zgjedhë Presidentin e Shqiptarëve. E mira do ishte ta zgjidhnin vetë shqiptarët, fatkeqësi nuk e kemi këtë mundësi kushtetuese. Qëndrimi ynë është i tillë të flasim para shqiptarëve, të na gjykojnë ata. Qëndrimet tona janë tonat para shqiptarëve, se ça bëni ju është puna juaj.

Ne e kemi sfidën me shqiptarët, jo më kot u thashë javën e kaluar e po e kërkoj prapë, kjo vërtet është mbledhje e natyrës burokratike. Gjithë ky proces të jetë në shërbim i transparencës, duhet të jetë i shtrirë në kohë që shqiptarët të marrin vesh përmes medias virtytet e veset e këtij procesi. Cfarë të drejte keni ju, meqë parafolësja tha mos na vendosni kushte. Ju s’keni të drejtë se jeni të deligjitimuar, keni vota të marra nga persona non grata. Tre nga Tom Doshi, dy vota të tjera nga Aqif Rakipi, i keni. Keni vota nga dy deputetë të tjerë që i keni diku tjetër. Nëse do flasim për president të shqiptarëve po flasim për ata të cilët realisht nesër do i simbolizojë si neutral jashtë të gjithë joshjeve apo shantazheve politike”.

Nga ana e saj Mesila Doda kërkoi që përtej datave procesi i zgjedhjes së presidentit të mos jetë qesharak por të zgjidhet një figurë garant i kushtetutës dhe mbështetjes së popullit.

“I vetmi problem që shoh në këtë tryezë që nga mazhoranca ka një leksik që nuk shkon në këtë tavolinë që ne i kemi votat dhe ju po të doni të bëheni pjesë dhe kjo është mbyllja jo fillimi. Do të ftoja kolegët t’i kthehen historikut të këtij problemi. Duhet një president sipas kushtetutës, përtej faktit të datave nuk është çështje datash, por çështja e zgjedhjes së kreut të shtetit. Tentohet të bëhen qesharakë. Është rasti të zgjedhim një person që është garant i kushtetutës dhe mbështetjes së popullit. Mos thoni fjalën e fundit të parën. Jemi boll me arrogancën e pushtetmbajtësve. Të vendosim sesi do të jetë një person që është garant për kushtetutën”

Edhe Gjekmarkaj tha se opozita nuk mund të bëhet fasadë nëse kërkohen kritere.

“Na kërkoni kandidatura na jepni ngjyra e kritere por që opozita të bëhet fasadë nuk ka vlerë. Shalsi u përqëndrua te kriza e PD, por edhe ajo është krizë shqiptare që në një vend të vogël i prek të gjithë. Po nuk e mbyll kjo gojën e opozitës se janë gjysma e Shqipërisë që kanë votuar opozitën”.

Kurse nënkryetarja e Parlamentit Ermonela Felaj tha se PDS nuk do të bëjë pazar për presidentin, por do të respektojë kushtetutën.

“Raundi i parë i votimit të jetë më 16 maj. Ne nuk jemi për pazar po për të respektuar kushtetutën dhe për të dhënë kontribut për kreun e shtetit”.