Forbes Global Properties, rrjeti i mirënjohur ndërkombëtar i real estate-it elitar, është zgjeruar në tregun shqiptar përmes anëtarësimit të Capital Point, një prej kompanive kryesore imobiliare në vend.
Ky zhvillim sinjalizon rritjen e profilit të Shqipërisë në sytë e investitorëve globalë, duke e vendosur vendin tonë në qendër të vëmendjes për investimet në sektorin e pronave luksoze.
Kjo është hera e parë që Shqipëria përfaqësohet në këtë rrjet ekskluziv botëror të pasurive të paluajtshme. Anëtarësimi i Capital Point në këtë rrjet prestigjioz jo vetëm që i jep kompanisë një peshë të re ndërkombëtare, por gjithashtu reflekton besimin e komunitetit global tek potenciali i tregut tonë imobiliar.
Capital Point, e themeluar në vitin 2009, ka synuar të vendosë standarde të reja shërbimi dhe profesionalizmi në sektorin imobiliar vendas.
Butrinti
Në krye të kompanisë qëndron themeluesja dhe CEO, Ilda Zaloshnja, e cila prej asaj kohe është shquar si një lidere me ndikim në industrinë e pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Ajo është edhe nënkryetare e Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme (NAREA), duke luajtur një rol aktiv në forumet profesionale brenda dhe jashtë vendit.
Përmes partneriteteve me organizata prestigjioze si National Association of Realtors (NAR) në SHBA dhe CEPI në Evropë, Zaloshnja kontribuon në përafrimin e praktikave vendase me standardet globale.
Lidershipit të saj i bashkohet bashkëthemeluesi Brandan Mativi, një strateg amerikan me mbi 40 vite përvojë në fushën e pasurive të paluajtshme dhe investimeve ndërkombëtare.
Ky kombinim i ekspertizës vendase dhe asaj globale ka formësuar vizionin afatgjatë të Capital Point: ta pozicionojë Shqipërinë si një destinacion të klasit botëror për investime elitare dhe t’i shërbejë tregut me integritet e cilësi maksimale.
Vetë Ilda Zaloshnja e cilëson këtë anëtarësim si një moment përcaktues për kompaninë dhe një pikë kthese për industrinë vendase, duke nënvizuar se partneritete të tilla e vendosin Shqipërinë në një pozitë shumë më të favorshme në tregjet e huaja të pasurive të paluajtshme.
Këtij entuziazmi i bashkohet edhe vlerësimi nga vetë rrjeti global.
”Ne jemi të entuziazmuar që mirëpresim Capital Point si pjesë të rrjetit tonë,” deklaroi Michael Jalbert, CEO i Forbes Global Properties.
“Lidershipi vizionar i kësaj kompanie, përkushtimi ndaj ekselencës dhe kuptimi i zhvillimeve të tregut shqiptar e bëjnë Capital Point një partner të çmuar për rrjetin tonë global.”
Osum canyon
Edhe Brandan Mativi ndan të njëjtin entuziazëm për potencialin afatgjatë të këtij partneriteti. Ai e konsideron këtë arritje plotësisht në linjë me vizionin strategjik të Capital Point.
Përmes kësaj përfshirjeje në rrjetin e Forbes-it, pronat ekskluzive të Shqipërisë marrin një dritare të re ekspozimi global.
Ksamili
Ky ekspozim pritet të sjellë jo vetëm blerës potencialë nga mbarë bota, por edhe një vetëdije më të madhe për Shqipërinë si destinacion investimesh luksoze.