CD Projekt Red sapo ka lajmëruar se po punon për të sjellë në treg një lojë të re Witcher, e cila do të jetë “nisja e një sage të re”, dhe titulli më i ri që do të prezantohet që nga The Witcher 3: Wild Hunt që u publikua në 2015.
Lajmi më i mirë është se në lojën e re Witcher, CD Projekt Red do të zëvëndësojë motorin ekzistues REDengine (që kompania e përdor prej një dekade) me Unreal Engine 5, si pjesë e një “bashkëpunimi disa vjeçar strategjik” midis CDPR dhe Epic Games.
Pavarësisht bashkëpunimit, kjo lojë nuk do të jetë ekskluzive për Epic Games. CDPR ka treguar se nuk do të publikohen të dhëna të tjera mbi zhvillimin e lojës apo datën e lançimit gjatë këtyre kohëve, dhe duke marrë parasysh kohën që CDPR mer për të zhvilluar një lojë, besojmë se do të duhet të kalojë pak kohë deri sa të marrim informacione të reja.
Radek Grabowski, drejtues i marrëdhënieve me publikun shpjegoi përmes një tweet-i më vonë se loja e re nuk do të quhej The Witcher 4.
Në presim shumë nga kjo lojë, për sa kohë The Witcher 3 ishte një ndër lojrat më të mira open-world të krijuara ndonjëherë.