Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zeleneksy bën thirrje për presion ndaj homologut rus, Vladimir Putin, pasi ky i fundit do të zhvillojë një bisedë telefonike me Donald Trump.
Sipas Zelenskyt, është Putin ai që vazhdon të zvarrisë këtë luftë.
“Për një javë, Putin nuk ka qenë në gjendje që të thotë ‘po’ për propozimin e armëpushimit”, tha presidenti ukrainas.
Më tej ai shton se propozimi 30-ditor i armëpushimit nga SHBA ka të bëjë më shpëtimin e jetëve, lejimin e diplomatëve të punojnë për të garantuar sigurinë dhe një paqe të qëndrueshme, një propozim që Rusia e mohon.about:blank
“Çdo ditë është çështje e jetëve njerëzore”, shkruan ai në platformën X, duke bërë thirrje për presion ndaj Moskës për t’i dhënë fund luftës.
