Në daljen pas takimet me ambasadoren Yuri Kim, kreu i KQZ-së, Arjan Celibashi u shpreh se nga ambasadorja u ngrit shqetësimi i SHBA-ve për financimet ruse ndaj politikës shqiptare.

Celibashi: Nga ambasadorja u ngrit shqetësimi i SHBA-ve për financimet ruse ndaj politikës shqiptare. Nënë dritën e informacioneve që ata zotërojnë përcollën shqetësimet e tyre edhe aktorëve këtu dhe pritet rritja e vëmendjes dhe çfarë është në fuqinë e tyre për të bërë që paratë e huaja, të mos kenë ndikim në politikën shqiptare.

Ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjore të institucioneve që të hetojnë më thellë edhe nga pikëpamja administrative se nga i marrin paratë partitë politike. Faktorët kryesorë politikë konfirmojnë nevojën për t’jua qasur kësaj problematike meqë jemi edhe në kuadër të fushatës elektorale.