Diva e muzikës, Céline Dion ka anuluar turneun e saj botëror Courage. Lajmin e bërë të ditur vetë ajo, përmes një njoftimi në Twitter.
Sakaq, këngëtarja tregoi se gjendja shëndetësore e rënduar po e pengon atë të performojë.
“Po punoj shumë për të rindërtuar forcën time,” tha ajo.“Është më mirë që të anulojmë gjithçka tani derisa të jem vërtet gati të rikthehem përsëri në skenë.”