Censi 2023 ka evidentuar se në cilat qarqe dhe bashki është përqëndruar popullsia më e madhe. Përafërsisht, një e treta e popullsisë shqiptare (31,6 përqind) banon në qarkun e Tiranës, konkretisht 758 513 banorë. 

Këtu është përqëndruar dhe mosha më aktive. 403 022 banorë janë të moshës 15 – 64 vjeç. Ndërkohë nga 598 176 banorë që janë në total në këtë bashki vihet re një prezencë e madhe e femrave. Janë 287 992 meshkuj nga të cilët 191 499 janë forcë pune, ( të moshës 15 – 64 vjeç). Ndërsa për femrat shifra është 310 184, dhe nga këta 211 523 të moshës 15 – 64 vjeç.

Qarqet nga ku po ikin më shumë

Në të gjithë qarqet, me përjashtim atë të Tiranës, popullsia ka ardhur në rënie përgjatë periudhës 2011-2023, në një rang ndryshimesh prej 28,3 përqind në qarkun e Shkodrës dhe 27,3 përqind në qarkun Kukës, deri në 0,7 përqind në qarkun e Beratit. Shprehur në vlerë absolute, Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë.

Në anën tjetër, popullsia e qarkut Tiranë është rritur me 1,2 përqind, më së shumti prej migracionit të brendshëm. Rritja e popullsisë në Tiranë dhe rënia në qarqet e tjera rezulton në rritjen e përqindjes së popullsisë banuese në Tiranë, nga 26,8 përqind në 2011 në 31,6 përqind në 2023

Sipas Censit të vitit 2023, 98,3 përqind e popullsisë në Shqipëri janë vendas, dhe 1,7 përqind janë individë të lindur jashtë vendit. Mes popullsisë të lindur jashtë, afërsisht gjysma e tyre (46,2 përqind) kanë lindur në Greqi, dhe 16,6 përqind në Itali.

 Duke analizuar përbërjen e popullsisë vendase dhe të lindur jashtë sipas qarkut, vihet re se qarku i Gjirokastrës ka përqindjen më të lartë të popullsisë të lindur jashtë, me 2,8 përqind. Në tre qarqe të tjera Vlorë, Tiranë dhe Durrës ka një përqindje të popullsisë së lindur jashtë mbi mesataren

Numri i banorëve sipas qarqeve

– Në qarku e Tiranës jetojnë 758 513 banorë

– Në qarkun e Beratit jetojnë 140 956 banorë

– Në qarkun e Dibrës jetojnë 107 178 banorë

– Në qarkun e Durrësit jetojnë 226 863 banorë

– Në qarkun e Elbasanit jetojnë 232 580 banorë

– Në qarkun e Fierit jetojnë 240 377 banorë

– Në qarkun e Gjirokastrës jetojnë 60 013 banorë

– Në qarkun e Korcës jetojnë 173 091 banorë

– Në qarkun e Kukësit jetojnë 61 998 banorë

– Në qarkun e Lezhës jetojnë 99 384 banorë

– Në qarkun e Shkodrës jetojnë 154 479 banorë

– Në qarkun e Vlorës jetojnë 146 681 banorë

Gjithashtu ne raportin e Censit 2023 është dhe shpërndarja e popullsisë në Shqipëri

Popullsia banuese sipas bashkive

Berat 62 232

Kuçovë 31 077

Poliçan 8 762

Skrapar 10 750

Dimal 28 135

Bulqizë 26 826

Dibër 50 775

Klos 12 172

Mat 17 405

Durrës 153 614

Krujë 51 191

Shijak 22 058

Belsh 17 123

Cërrik 25 163

Elbasan 115 101

Gramsh 16 533

Librazhd 23 312

Peqin 16 580

Prrenjas 18 768

Divjakë 24 882

Fier 101 963

Lushnje 63 135

Mallakastër 15 838

Patos 18 227

Roskovec 16 332

Dropull 8 259

Gjirokastër 23 270

Këlcyrë 4 400

Libohovë 2 765

Memaliaj 6 578

Përmet 7 980

Tepelenë 6 761

Devoll 25 897

Kolonjë 7 519

Korçë 60 754

Maliq 31 008

Pogradec 46 070

Pustec 1 843

Has 11 684

Kukës 36 125

Tropojë 14 189

Kurbin 34 405

Lezhë 51 354

Mirditë 13 625

Fushë Arrës 4 878

Malësi e Madhe 21 684

Pukë 6 222

Shkodër 102 434

Vau i Dejës 19 261

Kamëz 96 137

Kavajë 30 012

Rrogozhinë 12 567

Tiranë 598 176

Vorë 21 621

Delvinë 6 166

Himarë 8 328

Konispol 4 898

Finiq 11 413

Sarandë 22 613

Selenicë 9 580

Vlorë 83 683