Rama: Është një ushtrim i vështirë sepse duhet trokitur derë më derë sepse duhen mbledhur të gjitha të dhënat që janë nevojë absolute për shumë arsye, pikë së pari për të identifikuar sa shqiptarë jetojnë në këtë vend sot.
Po ashtu sa është numri i pasurive të tyre të patundshme. E them se janë pjekur kushtet për shkak se kemi dy faktorë, partnerët francezë, zviceranë, gjermanë, të gjithë të njohur për shpirtin e tyre të saktësisë dhe eksperiencën e të qenurit të saktë në numërim dhe patjetër me mbështetjen e BE me fond të konsiderueshëm ku 50% është vendosur në dispozicion nga qeveria shqiptare, pjesa tjetër nga partnerët.
Ekipet hartografike kanë krijuar zona të gjera referuese, me mjetet që do kenë në dispozicion do bëjnë regjistrimin në kohë reale.
INSTAT ka krijuar një armatë njerëzish për të lëvizur në terren për 6 javë, për të përdorur tabletat për regjistrimin dhe për të këmbëngulur që të dhënat të merren.
Ka nevojë për bashkëpunimin e qytetarëve, duhet ta kuptojnë se censusi ka edhe një aspekt patriotik. Është e rëndësishme për vendin tonë që numri i personave që jetojnë këtu të jetë real.
Që të mos thonë “as që janë shumë e i keni shkruar rrugëve: dhe as që janë pak dhe nuk meritoni vëmendjen që pretendoni.
Shqiptarët të japin të dhënat për qëndrimin në Shqipëri dhe pastaj për banesat e tyre. Mirëpritja e armatës së INTSTAT dhe 10 minuta kohë për plotësimin e të dhënave, është detyrim patriotik. Informacioni i INSTAT është koefidencial.