E ka nisur me një batutë kryeministri Edi Rama fjalën e tij në ceremoninë e nderimit për kampionen Luiza Gega. Rama tregoi para të pranishmëve se Gega mundi një gjermane, duke e lënë pas në garën me pengesa, ndërsa me ironi kujtoi deklaratën e dikurshme të paraardhësit të tij, Sali Berisha në Kryeministri. Kreu i qeverisë tha se për herë të parë në atë sallë, Gjermania është sot pas Shqipërisë.
“Kjo arritje të lë pa fjalë. Më vjen mirë që rastësia e deshi që sot unë të prezantohesha edhe me ambasadoren e re të BE në Shqipëri, të cilës i kërkova të qëndojë për të kemtuar një kamoione europiane që mundi një gjermane. Nuk na ndodh shpesh që të lëmë pas Gjermanië. Para ca kohëh diskuh thotë jemi të dytët pas Gjermanisë. Por sot në këtë sallë, Gjermania është e dyta pas Shqipërisë”, tha Rama.