Cërrik

Goditi me mjet prerës, një 35-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, si rezultat i inteligjencës policore dhe veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shtëpanjë, një shtetas ishte dëmtuar me mjet prerës, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Si rezultat i veprime të shpejta policore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i autorit të këtij rasti, shtetasit A. H., 51 vjeç, banues në Cërrik, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në fshatin Shtëpanjë, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti prerës thikë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅