Më shumë se 5 mijë banorë të lagjes nr. 3 në Cërrik vuajnë prej kohësh mungesën e investimeve në zonë. Edhe pse ndodhen vetën 2 km larg qendrës së qytetit, kjo lagje duket e lënë në harresë nga instancat shtetërore.
Banorët e Fermës së Cërrikut rendisin një sërë problematikash ku krahas varfërisë, investimet në infrastrukturë po kthehen në një problem serioz pasi prej vitesh nuk ka ende një zgjidhje. Amortizimi i rrugës në të cilën 5 mijë banorëve u duhet të qarkullojnë, nuk ka ende një riparim. Kjo gjë i ka detyruar banorët që ata të nisin vetë “arnimin” e rrugës.
Lagja nr.3 në Cërrik duket se do të vijojë të ngelet me këtë panoramë për sa kohë bashkia shprehet se kthimi në funksionalitet i kësaj rruge do të kërkoj 6-7 buxhete investime.
Lagja nr.3 në Fermë të Cërrikut banohet nga 5500 banorë, e cila tashmë është pjesë e bashkisë Cërrik prej më shumë se dy vitesh.