Home ELBASANI SOT VIDEO/CËRRIK,TË RINJTË EMIGROJNË JASHTË VENDIT

VIDEO/CËRRIK,TË RINJTË EMIGROJNË JASHTË VENDIT

29

Shkak varfëria dhe papunësia

Bashkia Cërrik ka zyrtarisht mbi 46 mijë banorë por shumë pak prej tyre tashmë kanë zgjedhur të  jetojnë këtu.  Cërriku është një nga qytetet që po braktiset masivisht për shkak të asaj që banorët e cilësojnë mungesë e shpresës për të ardhmen.

Duket se mosha e cila largohet masovish në numer janë të rinjtë . Nëse sheh në rrugët e qytetit të paktë janë të rinjtë . Kafenetë e mbushura plot si dhe sheshet e përdorura nga të moshuarit janë tregues i papunësisë që vuan qyteti i Cërrikut.

Të gjithë thonë se shkak I largimit nga njerzit është kryesisht mundësi për të pasur të ardhura ekonomike të mira . Varfëria dhe papunësia janë dy nga faktorët që po nxisin të rinjtë të  largohen

Një pjesë e mirë janë larguar në emigracion, e të tjerë e kërkojnë shpresën në qytetet e mëdha.