Këtë të martë në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtohet çështja e Sali Berishës i cili kundërshton masën “detyrim paraqitje” të dhënë nga SPAK.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se seanca do të zhvillohet pa praninë e palëve, ndërsa do të jenë gjyqtarët që do të bëjnë analizë në banë të të dhënave shkresore.

Çështja përfundoi në duart e “Kushtetueses” pasi ish-kryeministri Berisha kundërshton masën e dhënë nga SPAK, atë të detyrim paraqitje, pasi sipas tij për shkak se ishte deputet, do duhej që në fillim të ishte mbledhur Këshilli i Mandateve.

Por SPAK thotë se kjo nuk ka qenë e nevojshme, pasi masa e dhënë ndaj tij nuk e pengon atë të vijojë aktivitetin e tij politik.

Top Channel