Është shtyrë seanca për çështjen e Gërdecit. Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e gjyqtares Iren Gjoka. Ndërkohë seanca e radhës është vendosur të mbahet më 6 mars.
Gjyqtarja Gjoka mësohet se ishte e angazhuar në një aktivitet për Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë këtë të mërkurë ishin thirrur katër dëshmitarë për të dhënë sqarime, mes të cilëve Dritan Minxolli, ish-drejtor i fabrikës së Gërdecit dhe ish-ushtaraku, Sokol Ngjeci.
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.
