Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur 11 urdhër arreste per çështjen e inceneratorëve, ndërsa 5 prej tyre janë ekzekutuar tashmë dhe nuk dihen ende emrat e personave të arrestuar nga Policia.
Burime bëjnë me dije se SPAK ka firmosur disa urdhër arreste, ndërkohë që mëngjesin e kësaj të marte ka nisur edhe ekzekutimi i tyre nga Policia e Shtetit. Ndër të tjera mësohet se policia ka dalë në terren dhe po kryhen arrestimet e personave për të cilët është lëshuar urdhri.
SPAK tregohet mjaft i rezevuar për dhënie të detajeve lidhur me këtë operacion, apo emrat e personave. Pritet që në vijim prokuroria e Posaccme të dalë me njoftim zyrtar.