Është shtyrë për të tretën herë seanca ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Shkak është bërë mungesa e avokatëve. Këta të fundit kanë depozituar një kërkesë për shtyrjen e seancës. Seanca e radhës pritet të mbahet më 7 Qershor në orën 02:00.
Sot, gjyqtarja Irena Gjoka ka vendosur që në rast se avokatët nuk do të paraqiten sërish, ka caktuar avokatin Artan Simoni që do të jetë i pranishëm me 7 Qershor kur Prokuroria e Posaçme do të lexojë pretencën ndaj Mediut. Një tjetër kërkesë ka qenë nga familjarët e viktimave që kanë kërkuar të jenë pjesë e procesit.
Për këtë duhet të shprehet fillimisht Prokuroria e Posaçme nëse ata do të bëhen pjesë e këtij procesi apo jo. Në 7 qershor, Prokuroria e Posaçme pritet të lexojë pretencën për ish ministrin e Mbrojtjes si i pandehur për dy akuza, të shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.