Prej humbjes së thellë të 6 marsit, paraditen selinë e PD-së e përfshinë një heshtje që thyhet pasdite me mbledhjet e anëtarëve të kësaj partie të cilët kërkojnë marrjen e masave urgjente për të mos lejuar shkatërrimin e partisë.
Në selinë PD ndodhet vetëm kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ndërsa pasdite pritet të mbahet një tjetër mbledhje e kryesisë së PD-së
Humbja e zgjedhjeve ka sjellë jo vetëm kërkesën e kryesisë për dorëheqjen e Bashës, por dhe përcarjen e vetë strukturave drejtuese të selisë blu.
Ka deputetë të cilët propozojnë tërheqjen e Bashës dhe të Berishës dhe hapjen e rrugës së zgjedhjeve.
Raportimi i gazetares së Ora News, Fjorela Beleshi.
I ftuar mbrëmë në Ora News deputeti i PD-së Dashnor Sula duke analizuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit në Shkodër zbuloi se në Shkodër kishin ikur strukturat.
Dashnor Sula per “Ora e Betit“: Pse foltorja fiton në Shkodër, ndërkohë që Lulzim Basha nuk arrin të fitojë në Shkodër. Mirë 5 të tjerat i fiton Edi Rama, por në Shkodër është e pafalshme të mos fitojë PD, sepse i kanë ikur strukturat. 80% e strukturave kishin ikur. Kur ka vajtur atje tha Enkelejd Alibeaj kam gjetur vetëm kryetarin e partisë dhe 5 persona e 4 muret. Kjo është për të ardhur keq. Unë nuk kam për të qenë anëtar dhe dëshmitar i ceremonisë mortore të PD-së. Se ne fituam në Shkodër se kishim administratën, bashkinë por nëse humbim të gjitha bashkitë t’i nuk fiton në 2025. Çfarë do të themi më pas se na i vodhi Edi Rama?
- ora news